fbpx

Heshtja e shtetit: Roja e Radojiçiqit mbyti prindërit e kryepolicit

nga Revista Kosovarja

Tash e 18 muaj, Serbia e strehon e i ofron mbrojtje, Millan Radojiçiqit, dhe grupit të tij paramilitar që sulmuan Kosovën më 24 shtator 2023, në Banjskë.

Për aktin terrorist, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në mungesë grupit terrorist të udhëhequr nga vetë Radojiçiq, të cilin Beogradi, refuzon ta ekstradojë në Prishtinë.

E duke qenë se jeton i lirë, ish-nënkryetari i Listës Serbe, ka sigurim personal, dhe lëviz me eskortë nëpër Serbi.

Shpesh e bënë rrugën edhe drejt Kopaonikut, ku sipas informacioneve të Klan Kosovës, kalon shumë kohë.

Në këtë relacion, derisa po lëvizte nga Brusi në Kopaonik, më 21 mars, një makinë nga eskorta e kryeterroristit; doli nga njëra korsi, dhe goditi një makinë ku ishin dy veta, duke i lënduar rëndë.

Rasti që u raportua vetëm nga media siç është gazeta serbe”Radar” u hesht krejt nga shteti, dhe nga mediat pro-pushtetare.

Kurse me 8 prill, po e njëjta gazetë raportoi se gruaja, që ishte bashkë me bashkëshortin e saj, vdiq nga plagët, dhe ky çift u zbulua se janë prindërit e njërit prej njerëzve më të rëndësishëm të policisë së Beogradit, por, pavarësisht kësaj rasti është heshtur krejt.

Ndërkohë më 2 qershor u raportua se vdiq edhe babai i kryepolicit në kryeqytetin serb, që u lëndua më 21 mars, nga goditja e rojës së Radojiçiqit.

Personi që i mbyti prindërit e zyrtarit të lartë policor serb, rast ky që është heshtur në mënyrë speciale nga struktura shtetërore, është Millosh Milenkoviq, truproje jo-formale e Radojiçiqit.

Ai bashkë me krye-terroristin, që kreu aktin e agresionit në Banjskë, është në mesin e 45 personave të akuzuar në një akt-akuzues kapital nga Prokuroria Speciale e Kosovës, si pjesmarrës e organizator të sulmit në Banjskë të Zveçanit.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]