fbpx

Hezbollah reagon për vrasjen e zyrtarëve të lartë të Hamasit

nga Revista Kosovarja

Vrasja e zyrtarëve të lartë të Hamasit në Bejrut konsiderohet një “sulm serioz ndaj Libanit “ dhe një “zhvillim i rrezikshëm gjatë luftës midis armikut dhe boshtit të rezistencës“, tha organizata libaneze Hezbollah në një postim në Telegram mbrëmjen e kësaj të marte.

Vrasja e Saleh al-Arurit si anëtarët e tjerë të Brigadave Al-Qassam “nuk do të mbetet pa përgjigje“, u zotua Hezbollah, në hakmarrje për veprimin izraelit, duke shtuar se rezistenca “e ka gishtin në këmbëz”.

Hezbollahu theksoi se “vrasja” e Izraelit ndaj komandës së dytë të Hamasit palestinez, në bastionin e tij në periferitë jugore të Bejrutit, “nuk do të mbetet pa u ndëshkuar”.

“Krimi i vrasjes së Saleh al-Arurit në zemër të periferive jugore të Bejrutit është një sulm serioz kundër Libanit dhe nuk do të mbetet pa përgjigje apo pa ndëshkim,” thotë organizata, e cila ka nisur sulmet e përditshme kundër Izraelit nga Libani jugor për muaj të tërë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]