Një mjet shpërthyes është hedhur mbrëmë pas mesnatës, në një shtëpi në Zubin Potok, ku si pasojë është dëmtuar një veturë.
“Me datë 21.10.2024 rreth orës 02:00 në rrugën “Kolasinski Knezeve” në Z.Potok,ka pas një shpërthim në shtëpin e ankueses S.I,ku si pasojë ka dëme materiale ne veturën e saj. Në vend të ngjarjes kanë dal njësitet relevante të Policisë së Kosovës të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme. Pas konsulltimit me prokuror të shtetit rasti është cilësuar Shaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe njësia e hetimeve janë duke u marrë me rast”, ka thënë Fejza.