fbpx

Hikmete Ahmetaj zbulon të vërtetat e karrierës dhe jetës, flet edhe për Bleron

nga Revista Kosovarja

Hikmete Ahmetaj është zëri i njohur i muzikës, këngëtarja që emocionon, por edhe e ndezë atmosferën.

Live-i është specialiteti i saj dhe arsyeja se përse është kaq e angazhuar në dasma e ahengje. Hikmete Ahmetaj preferohet nga një publik i gjërë, ani pse nuk është nga ato këngëtare që gjatë gjithë kohës lanson këngë e videoklipe. Ajo që e bënë të dashur, të pëlqyer dhe unike, është fakti se e le shpirtin duke kënduar dhe kjo i jep notën më të lartë në muzikë. Dueti i Hikmete Ahmetaj me Bleron, e ka sjell atë edhe më shumë në vëmendjen e publikut, ndërkaq sëshpejti vijnë edhe bashkëpunime e projekte të reja. Me këngëtaren, flasim gjërë e gjatë në “Kosovare”.

-Hikmete, a të kujtohen fillimet tua në muzikë?
Me muzikë nisa të merresha qysh në moshën 12 vjeç, kur isha nxënëse e shkollës fillore dhe këndoja në festat e shkollës. Kështu nisi rrugëtimi dhe shpalosja ime në botën e mizikës.

-A e mban në mend këngën e parë që e këndove?
Po, më kujtohet, madje shumë mirë. Ishte kënga “Erdha nga Kosova”, të cilën e këndova në festën e shkollës dhe u mirëprita. Më kujtohet që duartrokitjet nuk munguan dhe koridoret e shkollës ishin të mbushura me publik.

-Nga kush e gëzove mbështetjen më të madhe, kush ta dha Po-në e dëshiruar për të ecur tutje në rrugën e muzikës?
Pa mbështetjen e familjes, e sidomos të babait, rrugëtimi im do të ishte i pamundur. Edhe pse ishin vitet 1996-1997, vite të vështira për Kosovën, ai më inkurajoj të vazhdoja dhe të mos ndalesha.

-Cila ishte paraqitja jote që të konfirmoj si këngëtare?
Në vitin 2004 ishte paraqitja ime e parë në një festival të vërtet, në “Nota Fest” në Shkup, ku kënga ime morri shpërblimin e “Këngës më të mirë” të festivalit.

-Në “Youtube” gjendet një cover i juaji për nënën, që është dëgjuar shumë…
Para pesë vitesh e kam humbur personin më të çmuar në jetë, nënën time. Kjo ka qenë arsyeja që e kam bërë këtë këngë dhe e këndoj me shpirtë.

-Duket që këndon me shumë emocione?
Jam person tejet i ndjeshëm, e ndjeshmëria dhe emocionet rriten sidomos kur këndoj për nënën.

-A të lodh ndonjëherë gjithë ky aktivitet në muzikë?
Jam mjaftë e angazhuar, për çka jam falënderuese, por ka edhe momente lodhje. Lodhja është e pashmangshme kur punon, ama muzika sjell më shumë kënaqësi, pavarësisht intensitetit të punës.

-Si ishte sezona e verës?
E ngarkuar, por kishte edhe momente jashtëzakonisht të bukura. Do ta mbajë gjatë në mend.

-Pasi je shumë prezente në dasma e ahengje, cila është kënga që të kërkohet më së shpeshti?
Ka shumë këngë që pëlqehen e kërkohen, e më së shpeshti kënga e motrës për vëllain. Kjo është kënga që ma kërkojnë më së shumti në dasma.

-Dueti yt me Bleron është dëgjuar e pëlqyer nga publiku, apo?
Ishte duti im i parë dhe rezultoj të jetë i sukseshëm. Besoj në të ardhmen e afërt do të ketë edhe duete të tjera me këngëtar të tjerë. Kur dhe me kë, këtë le ta zbuloj koha.

-Jeta jote përtej muzikës?
Jam bashkëshorte dhe nënë e lumtur, kam vajzën 13 dhe djalin 8 vjeç. Si çdo nënë, njejtë edhe unë e angazhuar në maksimum Përpiqem ta gjej kohën për të gjitha gjërat.

-Gjëja më e rëndësishme për ty?
Shëndëti, familja dhe miqt. Të tjerat shkojnë e vijnë.

-Kë e falenderon për suksesin, famën, atë që ke?
Zotin, familjen, bashkëshortin tim që e kam krah gjithmonë dhe që çdo sukses i imi është falë mbështetjes së tij. I falenderoj edhe fansat për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pa kursyer.

Nderim Neziri

 

Nderim Neziri

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]