fbpx

“Hillstone Restaurant” restauranti që ju lë pa fjalë

nga Revista Kosovarja

“Hillstone Restaurant” është një nga më të njohurit në vend për ambientin që posedon, menynë, gatimet fantastike dhe shërbimin e shpejtë dhe korrekt.

Restauranti ka arkitekturën moderne, tipike për ata që duan që të kalojnë kohës cilësore në një vend që duket bukur, bashkohor dhe mbi të gjitha komod.

Pika e fortë e restaurantit është menya e pasur, gatimi cilësor dhe servimi elegant dhe me shumë finesë.

Ata që i kanë provuar ushqimet e “Hillstone Restaurant”, tashmë e kanë adresen e tyre të preferuar.

Terasat e restaurantit që ndodhet në kilometrin e tretë të magjistrales Prishtinë-Mitrovicë, janë një tjetër arsye e fortë që e drejton klientelen deri aty.

Terasa e përparme është një oazë e gjelbërt, me pishina të vogla, që ofron ndjenjën e qetësisë, paqes dhe harmonisë.

Pjesa e pasme e restaurantit ka pishinën e madhe dhe të admirueshme.

Ndërkohë, salla e dasmave është një tjetër senzacion i restaurantit, pasi ka hapsirën ideale, ambient me shije dhe të gjitha elementet e nevojshme që dasma, ahengu apo eventi të jetës përrallore. “

“Hillstone Restaurant” në kilometrin e tretë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, vendi ku do të mbeteni pa fjalë!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]