fbpx

Hiqet ora policore, ministri Vitia aprovon kërkesën e kryetarëve të komunave

nga Revista Kosovarja

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është duke mbajtur takim virtual me kryetarët e komunave të Kosovës, ku po diskutohet gjendja me pandeminë COVID-19 dhe masat e reja.

Brenda takimit kanë bërë të ditur se ministri Vitia ka aprovuar kërkesën e kryetarëve të komunave të Kosovës për heqjen e kufizimit të lirisë së lëvizjes që është nga ora 22:30 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Por vendimin final për heqjen e kufizimit të lëvizjes do ta marrë Qeveria e Kosovës në një mbledhje të saj.

Ndërsa ende nuk dihet nëse do të lejohet apo jo mbajtja e dasmave në Kosovë.

Gastronomët dje kanë protesuan para qeverisë me ç’rast kërkuan lirimin e masave. /Reporteri/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]