Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Histori filmash: Gjesti romantik i bashkëshortit të këngëtares shqiptare, çka la dëshmi për të ardhmen?!

nga Revista Kosovarja

Jehona Sopi është nga këngëtaret shqiptare që nuk preferon daljet televizive dhe shpalosjen e detajeve nga jeta e saj.

Mbi artikull

Por kur këtë e bën kujdeset që të marrë vëmendje të madhe me historitë e saj.

Kështu ka bërë së fundmi, e ftuar në prive ku pas ngjarjes tmerruese kur u gjend në mes të një sulmi terrorist në Egjipt ajo na ëmbëlsoi zemrat me një histori përrallash.

Moneytizer Paragrafi 4

Jehina zbuloi gjestin më romantik që bashkëshorti i saj ka bërë për të.

“Gjeraa po ndërtohej shtëpia jonë e re dhe ishte në fazat e fillimit duke u vënë themeli, Lavdimi më fton për të parë diçka që ai kishte përgatitur. Në disa kuti metalike ai kishte vendosur qertifikatën tonë të martesës të kopjuar dhe e shpërndau në disa qoshe brenda themelit”, tregoi Jehona duke shtuar se arsyeja e këtij gjesti ishte dëshmia për gjeneratat e ardhshme se kush ka jetuar këtu dhe kush kanë qenë banorët e parë në këtë shtëpi.

Ndryshe këngëtarja viteve të fundit nuk është shumë aktive me prurjet e reja muzikore duke u distancuar nga muzika.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]