Një kopje e lojës së ‘Super Mario’ është shitur në ankand për më shumë se 1.5 milion Dollarë, duke thyer kështu rekordet e mëparshëm.
Loja e vitit 1996 që është shumë e rrallë është nxjerr në ankand dhe vlera e saj arriti deri në 1.5 milion Dollarë. Ndërkohë që shtëpia e ankandit tha se ka vetëm 5 kopje që janë në gjendje të mirë dhe mund të luhen ende.
Ajo Nintendo Entertainment System u shit për 870,000 Dollarë të premten, duke e bërë atë lojën më të shtrenjtë në botë.
Loja e ‘Super Mario’ është vlerësuar shumë si nga publiku, por dhe nga kompanitë që merren me krijimin e lojërave dhe për të ka pasur gjithmonë vlerësime maksimale.