“VaVaLe”,, është një nga brendet interesante dhe unike në fushën e artit dhe dekorit. Tri femra me vizion dhe artiste në mëndje e shpirtë, kanë ngritur në Zvicer një prej bizneseve shumë të veçanta, për të cilin do të flitet në “Kosovare”.
“VaVaLe”, është ngritur nga dy motrat Valentina e Valbona Ndue të lindura në Zhdrrellë të Gjakovës dhe me prejardhje Ramoci dhe mikja e tyre e ngushtë Leonita, ndihma e së cilës nuk ju mungon asnjëherë. Në Zvicër kanë shkuar në moshë shumë të vogël dhe Valentina Valbona Ndue jetojnë në kantonin e Aragaut të Zvicrës.
Ndonëse qysh në vegjëli janë në mërgim, kanë arritur ta ruajnë e klutivojnë gjuhën e traditën, duke qenë të pandara në jetë e punë, pasi edhe burrat i kanë vëllezër. Valbona, që është motra e madhe, me profesion është robaqepëse, por punon edhe si infermiere në një ndër spitalet më të njohur privat në Zvicër.
Ndërkaq Valentina është koka e “VaVaLe”-së, tejet e përkushtuar për ta dhënë gjithmonë më të miren, po ashtu është administratore me profesion, merret me dokumentet e nevojshme administrative dhe kujdeset me shumë dashuri për fëmijët dhe mësimet e tyre. Ajo, bënë një punë të mrekullueshme edhe me fëmijë që duan të përforcohen në lëndë të caktuara mësimore dhe të jenë më të përgatitur në mësime.
Gjithsesi, motrat bashkë me miken e tyre, punën që e bëjnë më me pasion është ajo në Vavale, hapur në vitin 2020.
Kjo është historia intriguese e shqiptareve të “VaVaLe”, që krijojnë dekore, aksesore dhe gjera punëdore që nuk mund të gjenden askund tjetër, por vetëm duke u porositur dhe punuar ekskluzivisht nga tri zonjat që biznesin e tyre e kanë bërë të njohur falë punës së mrekullueshme, inovative, cilësore dhe finesës që i karakterizon.
Në “VaVaLe”, punohen qirinjë të formave nga më të ndryshmet me foto dhe tekste, dekorime speciale, varëse për çelësa, rruza e bizhuteri, rruza fetare, rruzare, tespih, etj. Pastaj, punime druri që kanë një pamje aq të dëshirueshme. Bëjnë edhe dekore me motive të ndryshme, që janë një ide shumë e bukur për dhuratë dhe poashtu rame fotografish të punuara me gur, për të cilat ka mjaftë kërkesa.
Specialiteti dhe ajo që në këtë periudhë bjen në sy shumë në faqen e Vavale në Instagram, ku edhe mund të porositen produktet, janë dekorimet për festat e fundvitit, që të mrekullojnë me format, ngjyrat dhe atmosferën që krijojnë.
Puna e tyre ka marrë shumë herë komplimente edhe në tregjet e ndryshme të Zvicres ku është ekspozuar me krenari.
Për ta parë punën ose për të posrositur produktet, këto janë faqet e Vavale në Instagram dhe Facebook
@vavale_handmade dhe te Facebookut @vavale