fbpx

Horoskopi ditor me astrologun Paolo Fox

nga Revista Kosovarja

Dashi
Kini kujdes në këtë ditë sepse dashuria mund të pësojë disa goditje të ulëta.
Në punë, vazhdoni me kokën lart dhe tregojuni të gjithëve se sa kompetent jeni.

Demi
Në dashuri vjen koha të përballeni me problemet dhe të kuptoni stabilitetin e një marrëdhënieje.
Në punë është më mirë të mbani nervat nën kontroll.

Binjakët
Në dashuri ka ardhur koha të qartësoni sadopak zemrën.
Në punë përpiquni të jeni më të përqendruar sepse shpesh rrezikoni të bëni gabime vetëm nga shpërqendrimi.

Gaforrja

Në dashuri vjen një moment i rëndë, por duhet të jesh i fortë dhe të provosh forcën e marrëdhënies.
Në punë po vijnë projekte të reja, jini gati për çdo gjë.

Luani
Yjet flasin për disa probleme dashurie dhe madje edhe pak dembelizëm që vjen në jetën bashkëshortore. Megjithatë, asgjë shumë serioze.
Në punë ka turbullira por vazhdoni të qëndroni përballë çdo gjëje.

Virgjëresha
Po vijnë ditë shumë interesante në dashuri ku emocionet do jenë shumë të forta.
Një lajm interesant po vjen në punë.

Peshorja

Në dashuri është mbrojtja e hënës ndaj shijoni këtë moment gëzimi. Nga ana tjetër, në punë ka pak pasiguri, bëni kujdes.

Akrepi
Në këtë ditë është më mirë të shmangni polemikat e dashurisë, tregohuni pak më të butë.
Gjithçka po shkon mirë në punë, më në fund ka ardhur koha për kënaqësi.

Shigjetari
Në dashuri vjen pak nervozizëm dhe pakënaqësi. Beqare? Duhet të hidheni pak më shumë në njohje të reja.
Në punë jeni të fortë dhe të respektuar nga të gjithë, përfitoni nga ky moment.

Bricjapi
Lajme të mrekullueshme vijnë në dashuri, zemra juaj më në fund po rreh përsëri.
Në punë, nga ana tjetër, nëse nuk po merrni përgjigje, filloni të merrni vetë iniciativën.

Ujori
Tregohuni të kujdesshëm në dashuri sepse sot rrezikoni të debatoni me partnerin, veçanërisht nëse jeni me dikë Luan.
Në punë mundësi të mira për të pohuar veten.

Peshqit
Ky nuk është një moment rozë për ju, por për fat të mirë dashuria mbetet një pikë e madhe e fortë në jetën tuaj.
Çiftet dhe beqarët do mund të bëjnë takime interesante. Puna? Jeni shumë të lodhur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]