fbpx

Horoskopi i muajit mars: Binjakët dhe Gaforrja

nga Revista Kosovarja

Binjakët
Ky është një muaj i veçantë, pasi Saturni do të nisë një kalim që do të ngadalësojë gjithë aktivitetet. Do të ndiheni të detyruar ta programoni ndryshe të ardhmen. Shumë nga ju që kanë punuar në të njëjtin ambient apo me të njëjtët kolegë, ndiejnë dëshirën të ndryshojnë në mënyrë radikale dhe arsyeja s’është nevoja, por kërkimi i një fati tjetër. Jupiteri do t’ju ndihmojë disi për të siguruar burimet e duhura për të përballuar çdo ndryshim, por nuk përjashtohen momentet e konfuzionit dhe nervat e ngritura, sidomos në datat 6, 7, 13, 14. Dy javët e para të marsit do të jenë konfliktuale. Bëni kujdes me shpenzimet dhe kërkesat që keni në familje, se mund t’ju hapen probleme. Data më me fat do të jetë 27, ndaj lini takime të rëndësishme.

Armiqësia e janarit nuk është më, por duhet të kuptoni se në cilën fazë janë marrëdhëniet tuaja sentimentale. Saturni që kalon në shenjën tuaj s’do t’ju lejojë të vazhdoni me histori krejt të padobishme. Edhe nëse keni dy lidhje paralele, do ta gjykoni të nevojshme të jepni shpjegimet e duhura. Binjakët këtë periudhë parapëlqejnë lidhjet e shkurtra dhe aventurat . Lidhjet e konsoliduara do të përballen me tensione, pasi s’japin dot premtimet e duhura. Femrat e lindura në këtë shenjë kanë qejf t’i vënë në provë partnerët.

Jeni gjithmonë me nxitim, por ju këshilloj të bëni kujdes në datat 3 dhe 19, pasi do të përjetoni disa probleme të lehta shëndetësore. Këtë periudhë nuk po gjeni dot përqendrimin e duhur për të konkretizuar atë çfarë keni në mendje. Duhet të mendoni në mënyrë pozitive, pasi me ardhjen e pranverës do ta merrini veten edhe ju.

Gaforrja
Zymtësia e kohëve të fundit do të kthjellohet nga lajmet e reja që do të merrni në mars. Saturni do të nisë një lëvizje të shkëlqyer në datën 7 dhe thuajse gjithçka do të zgjidhet për ju brenda disa javësh. Kush nga ju drejton një kompani, tani ndihet më pak i rrezikuar në lidhje me financat apo nga faturat që nuk janë paguar. Marsi sjell pak shpresë për nënshkrimet e kontratave. Megjithatë, nuk mund të flasim për një periudhë shumë fitimprurëse dhe plot ide të reja pa ardhur maji. Studentët janë në kërkim të një identiteti profesional. Shfrytëzoni çdo rast, qoftë edhe për të bërë praktikë. Edhe punët part-time mund të ofrojnë diçka më shumë. E keni vetë në dorë të sistemoni të gjitha problematikat e jetës suaj.

Çiftet e konsoliduara që kanë kapërcyer problemet, kanë treguar një kurajë të madhe, ndaj ia vlen të vazhdoni. Marsi nis disi i trazuar, ndaj ju këshilloj që deri në datën 15 të mos i hidhni benzinë zjarrit. Datat 9 dhe 10 do të jenë të mbushura me polemika. Më së shumti, debatet janë shkaktuar nga problemet ekonomike në familje, por me afrimin e majit gjërat do të shkojnë më mirë. Ulje-ngritjet s’do të mungojnë, por, nëse partnerët në krah janë të fortë, gjithçka do të jetë më e lehtë. Nëse ndryshimet në karakter mes jush dhe partnerëve janë të mëdha, i gjykoj lidhjet si të rrezikshme, sidomos në datën 22. Ka nga ata që edhe tradhtojnë për inat, ndaj bëni kujdes dhe mos hidhni hapa të gabuar.

Java mes datave 20-26 do të jetë shumë e tensionuar dhe do të ndiheni të plogështuar. Disa nga ju do të përballen me një terapi. Mos bëni asgjë vetë pa u këshilluar me specialistët.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]