fbpx

Horoskopi i muajit mars: Shigjetari dhe Bricjapi

nga Revista Kosovarja

Shigjetari
Ky muaj do të jetë i mbushur plot me planetë interesantë. Lajme të mira për ju në datën 22. Keni në dorë një projekt, por mos kërkoni gjithçka menjëherë, sepse në mars Saturni do të nisë një kalim që nuk bllokon, por ngadalëson nismat tuaja. Në astrologji, Saturni përfaqëson, gjithashtu, një person të moshuar ose një shef, kështu që idetë tuaja novatore mund të bien ndesh me ato të një personi më konservator dhe më kokëfortë se ju. Marsi do të jetë në shenjën tuaj deri në datën 25. Nëse keni nevojë të flisni për një projekt që ka rëndësi ose keni ndërmend të rinovoni një kontratë, ju rekomandoj të veproni të hënën më 13 ose të martën më 14. Kushdo që ka një biznes aktiv, do të konstatojë vlefshmërinë e këtyre parashikimeve. Studentët që sapo kanë mbaruar shkollën dhe po përballen me takimet e para të punës s’do ta kenë shumë të vështirë të gjejnë mundësi të reja. Historitë e dashurisë që kanë lindur tani janë të bukura, tërheqëse dhe argëtuese. Takimet e kryera në fund të shkurtit konfirmohen edhe në mars. Gjatë gjysmës së parë të muajit, nuk do të gjeni dot një ekuilibër mes dashurisë dhe punës, pasi do të ketë shumë çështje për të zgjidhur, madje edhe pak zemërim për t’u kapërcyer. Në javën ndërmjet 6 dhe 12 shmangni debatet në jetën private. Megjithatë, një gjë është e sigurt, dashuria dhe pasioni nuk do të mungojnë. Shigjetarët nuk i japin llogari askujt për veprimet e tyre, ndaj do të mund të përjetoni emocione të veçanta, mjafton vetëm të frekuentoni ambientet e duhura. Kujdes me familjarët, nëse bëhet fjalë për probleme me pronat. Vëmendje maksimale ndaj provokimeve që mund të lindin në mes të muajit. Nëse dikush nga ju po mendon për një ndarje, më mirë t’i japë fund e të mos i zvarrisë gjërat. Marsi shkakton momente nervozizmi të fortë, por ju mund të gjeni formën tuaj të mirë fizike duke pushuar më shumë. Qielli i shkëlqyer në fund të muajit, afër pranverës. Datat 21 dhe 22 janë interesante për të ndërmarrë një sërë trajtimesh, përfshirë edhe ato estetike. Të ndiheni nën presion, nuk është problem për ju, më keq do të ishte të mos kishit çfarë të bënit.

Bricjapi
Ju duhet të rishikoni aleancat, pasi disa janë prishur gjatë muajve të fundit. Jeni detyruar të pranoni situata komprometuese për një kohë të gjatë, të cilat tani nuk ju përshtaten më. Është koha për të studiuar strategji të reja Në pesëmbëdhjetë ditët e para të marsit do të ndiheni nervozë për shkak të disonancës së dyfishtë Jupiter-Mars, që vë në pikëpyetje të gjitha marrëdhëniet. Do të keni momente kur do të dëshironi të çoni gjithçka në djall, si, për shembull, në datat 8, 9 dhe 10. Kujdes, jeni ju ata që do të diktoni rregullat e lojës! Saturni do të nisë një kalim të bukur në datën 7, ndaj, edhe nëse do të ketë ndryshime rrënjësore, jeni ju që do ta thoni gjithmonë fjalën e fundit. Të lindurit në këtë shenjë tani do t’i kthejnë sytë nga profesioni dhe gjysma e dytë e majit do të sjellë korrjen e të gjitha fryteve të punës. Nëse kjo këmbëngulje do të nënkuptojë t’i jepni duart dikujt, më mirë kështu. Ju nuk keni nevojë të rrethoheni nga njerëz të rremë dhe duhet të bëni një lloj spastrimi të përgjithshëm.

Gjatë dy javëve të para, mendja do t’ju punojë vetëm te puna. Ju këshilloj të jeni të kujdesshëm në marrëdhëniet që kanë pasur probleme. Datat 1, 2, 9, 10 dhe 16 do të jenë më të vështirat. Nëse vendosni të mbyllni një histori, do të thotë që nuk dëshironi të merreni më me një person të caktuar. Vendimet tuaja janë gjithmonë drastike, pavarësisht nga pasojat. Kush nga ju do të krijojë familje, njëherazi vlerëson edhe autonominë. Data të mbushura me nervozizëm do të jenë 21 dhe 22. Muaji do të jetë i lodhshëm në përgjithësi, por nuk duhet t’i humbni shpresat.

Guxim! Jeni pothuajse në pikën e kthesës. Saturni ka nisur një lëvizje interesante. Ndryshimet e fundit kanë sjellë disi konfuzion, por motivimi nuk ju mungon. Nervozizmi ju shoqëron gjatë gjithë muajit, ndaj bëni çmos të ruani qetësinë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]