Dashi
Pesë yje për Dashin. Afërdita do të jetë në anën tuaj nga java e ardhshme, kështu që mund ta lejoni veten të shkoni te pasioni dhe të lini disi mënjanë diskutimet. Gjithashtu situatë e mirë paraqitetet edhe në ditën e Shën Valentinit. Në punë, përpiquni të vlerësoni gjithçka me kujdes: kohët e fundit keni shumë përgjegjësi dhe angazhime!
Demi
Tre yje për shenjën e Demit. Takimet janë të preferuara, por kini kujdes për ditën e Shën Valentinit dhe dyshimet që keni. Ndoshta dikush nuk ka qenë plotësisht i sinqertë me ju. Në punë do t’ju duhet të shpenzoni pak për shtëpinë dhe familjen, por gjithashtu duhet t’i zbatoni me guxim idetë tuaja. Bashkëpunimet janë të mira!
Binjakët
Tre yje për shenjën e Binjakëve. Keni takuar një person, por po rezulton të jetë pak më ndryshe nga sa keni imagjinuar. Për më tepër, Dita e Shën Valentinit do të keni Hënën kundër, prandaj, kujdes nga keqkuptimet. Në punë çdo gjë shkon me lëvizje të ngadalta, por diçka është shtyrë. Mundohuni të vazhdoni dhe të mos humbni fokusin!
Gaforrja
Katër yje për Gaforren. Afërdita është në anën tuaj, kështu që mund të kënaqeni me emocione të bukura. Ndoshta dikush mendon se nuk është gati, por e ka gabim, prandaj mos mendoni vetëm për të kaluarën tuaj, duhet të shikoni përpara. Në punë, 2022 nuk përfundoi në mënyrën më të mirë. Tani duhet të ruani qetësinë. Mes të premtes dhe të shtunës mos u dorëzoni pas provokimeve!
Luani
Tre yje për shenjën e Luanit. Afërdita së shpejti do të nisë një tranzit të rëndësishëm, prandaj nuk duhet të ‘përfshiheni’ në një histori që është larg pritshmërive tuaja. Mundohuni të kuptoni se kush e meriton vëmendjen tuaj. Në punë nuk mungojnë mundësitë, por ndoshta ka ardhur koha për një kompromis!
Virgjëresha
Pesë yje për Virgjëreshën. Jeni duke i dhënë shumë dashuri dikujt, por në ditën e Shën Valentinit duhet të përpiqeni të gjeni qetësinë shpirtërore. Favorizohen takime të reja. Përpiquni të jeni më të lirshëm. Në punë jeni të suksesshëm, por jeni edhe shumë të stresuar. Dhe ndoshta tani duhet të pushoni pak ose të fokusoheni në atë që keni, pa pritur shumë!
Peshorja
Pesë yje për Peshoren. Në dashuri nuk i duroni dot njerëzit hipokritë dhe gënjeshtarë por në periudhën e fundit keni ekspozuar dikë. Tani ndiheni të fortë, të guximshëm, por përpara se të thoni nëse një histori është e duhura apo jo, prisni pak, të paktën deri në fund të muajit. Në punë keni shumë përgjegjësi, por përpiquni të organizoheni sa më mirë, sidomos mes të martës dhe të mërkurës!
Akrepi
Tre yje për shenjën e Akrepit. Epo në dashuri, dita e të dashuruarve do të jetë vërtet intriguese dhe do të dëshironi të mahnisni personin që qëndron pranë jush. Megjithatë, kini kujdes për pasojat e mundshme. Në punë përpiquni të qëndroni të qetë dhe të mos zemëroheni. Kohë pas kohe, guximi dhe vullneti nuk mungojnë!
Shigjetari
Katër yje për shenjën e Shigjetarit. Hëna është në anën tuaj. Keni vërtet shumë personalitet dhe Dita e Shën Valentinit është gjithçka për t’u përjetuar. Nga java e ardhshme, ndër të tjera, Venusi do të jetë i favorshëm dhe takimet do të jenë të favorizuara. Në punë, përpiquni të realizoni një projekt dhe të jeni të angathuar, edhe nëse Marsi është në kundërshtim me ju. Dhe dyshimet nuk mungojnë!
Bricjapi
Katër yje për shenjën e Bricjapit. Në dashuri, zgjedhjet që bëni tani do të kenë rëndësi. Përpiquni të largoheni nga pretendimet, edhe nëse jeni duke kërkuar për dikë që është modest. Emocionet e forta nuk do mungojnë të premten. Në punë lodhja ndihet, por shumë shpejt do të vijnë kënaqësitë. Dhe muaji maj do të jetë shumë i rëndësishëm!
Ujori
Pesë yje për Ujorin. Afërdita do të jetë në anën tuaj nga java e ardhshme, por përpiquni të mos jeni aq të sigurt për ndjenjat tuaja. Takimet e reja të preferuara. Në punë propozimet e reja nuk duhen nënvlerësuar, por kujdes paratë dhe zgjedhjet e rëndësishme që do të duhet të bëni të hënën. Për të filluar javën, shpresojmë, në më të mirën e saj!
Peshqit
Katër yje për Peshqit. Afërdita ju ndihmon, ju largon dyshimet dhe përpiqet të largojë edhe tensionet. Mundohuni të festoni ditën e Shën Valentinit, por jo para të enjtes kur qielli fillon t’ju buzëqeshë. Në punë duhet të zgjidhni disa probleme, sidomos tani që keni kaq shumë synime të reja. Kujdes nga ofertat: vlerësojini ato mirë dhe me qetësi!