fbpx

Horoskopi sipas Paolo Fox 19 qershor 2025

nga Revista Kosovarja

Dashi
Do jeni të mbushur me energji dhe nervozizëm. Mendja ju punon shpejt, flisni troç, por rrezikoni të thoni gjëra që më pas i pendoheni. Kujdes të mos digjni ura me njerëzit për shkak të një reagimi impulsiv. Në dashuri, mund të ndodhë një takim që ju trazon – jo domosdoshmërisht negativ, por do ju vërë në dyshim. Në punë, do ju ofrohet një mundësi e papritur – mos merrni vendim menjëherë, flisni me dikë që ju njeh mirë dhe mendon qetë. Në mbrëmje, mund të keni një ëndërr që ju lë mbresë – shenjat që shfaqen mund të kenë kuptim. Po kërkoni siguri në ndjenja, por zemra do eksperienca të reja. Mos i përzieni të dyja. Mbrëmja do jetë më e qetë dhe e frymëzuar.

Demi
Dita do kërkojë nga ju shumë durim. Nëse nuk merrni menjëherë përgjigjet që prisni, mos reagoni me kokëfortësi. Saturni ju jep forcë të qëndroni të vendosur, por Venusi sjell dyshime në dashuri. Në marrëdhënie, mos ushtroni presion – më mirë të dëgjoni sesa të shtyni gjërat me forcë. Një fjalë e thënë me dashamirësi vlen më shumë se një gjest i madh por i ftohtë. Në punë, duhet të sqaroni një keqkuptim të lënë pezull. Deri në fundjavë do merrni një lajm që ju intereson. Natën, mund të keni mendime të përsëritura që ju bëjnë të përballeni me frikën apo një vendim të shtyrë. Kujdesuni për veten – trupi do pak pushim, mendja qetësi. Jepni dashuri pa pritje. Nëse doni të rifilloni nga e para, niseni nga rrënjët tuaja.

Binjakët
Dita do jetë plot lëvizje, biseda dhe energji – tamam siç ju pëlqen. Do flisni shumë, do merrni informacion, por jo çdo gjë që dëgjoni është e vërtetë. Kujdes me premtimet – mos thoni “po” vetëm për të kënaqur tjetrin, sidomos në dashuri. Në punë, dikush mund t’ju japë një ide të re – duhet të reagoni shpejt. Nëse ndjeni se jeni keqkuptuar, mos e zmadho problemin – një buzëqeshje dhe një sqarim i sinqertë mjaftojnë. Natën mund t’ju kujtohen ngjarje të vjetra që nuk i keni përpunuar – është momenti për t’i përballuar, jo për t’i shmangur. Në mbrëmje, bëni një pushim nga zhurma dhe dëgjoni mendimet tuaja. Një mik do tregojë vlerë të vërtetë sot.

Gaforrja
Yjet sot ju bëjnë më të ndjeshëm se zakonisht. Do ndjeni nevojë të flisni nga zemra. Në dashuri, një veprim i thjeshtë dhe i papritur mund të rikthejë ngrohtësinë. Mos prisni që tjetri të kuptojë vetë – tregojani. Në punë, mos hyni në debate të kota – njerëzit sot janë të acaruar. Mbajeni distancën nga tensionet. Hëna është në shenjën tuaj, që ju bën shumë intuitivë, por edhe të lëndueshëm. Ëndrrat mund të jenë shumë të gjalla – mbajeni një fletore pranë shtratit dhe shkruani simbolet që mbani mend. Në shtëpi, mund të ndodhë një bisedë e sinqertë që qetëson gjendjen. Kujdesuni për ambientin tuaj – pastërtia dhe rendi ju bëjnë të ndiheni më mirë.

Luani
Dita do jetë pozitive për ju – do ndiheni të fortë, të dukshëm dhe të suksesshëm. Në dashuri, nëse jeni beqarë, dikush mund të ju shkruajë ose afrohet papritur. Nëse jeni në çift, partneri mund t’ju befasojë. Në punë, një vendim që keni marrë më herët nis të japë fryt. Mos lini që krenaria t’ju udhëheqë – dëgjoni mendimin e atyre që janë më afër jush. Në mbrëmje, mund të takoni dikë që ju ngatërron emocionalisht. Mos ikni, përballojeni. Sot, ju jeni shembull për të tjerët – përdoreni këtë ndikim me mençuri.

Virgjëresha
Gjërat e vogla do ju lodhin sot. Ju jeni të saktë dhe të kujdesshëm, por sot dikush mund t’ju keqkuptojë për shkak të një detaji. Në dashuri, mos u mundoni të analizoni gjithçka – zemra do ndjesi, jo llogari. Në punë, kini kujdes me mënyrën si e kritikoni dikë – më mirë të thoni një sugjerim, sesa një vërejtje të drejtpërdrejtë. Një përgjigje që nuk e prisnit do vijë nga një person që s’e keni menduar. Ëndrrat mund të lidhen me fëmijërinë apo ndonjë kujtim që ka nevojë për përpunim emocional. Mbrëmja është ideale për të rregulluar hapësirat dhe mendimet. Hiqni dorë nga gjërat që nuk ju duhen më.

Peshorja
Sot ndjeni qetësi në pamje të parë, por diçka ju ngacmon nga brenda. Në dashuri, ndjeni se po jepni më shumë se merrni ose anasjelltas – keni nevojë të rikthehet ekuilibri. Në punë, do përballeni me një vendim që ka të bëjë me drejtësinë ose me etikën. Zgjidhni atë që ndjeni se është më e drejtë, jo më e lehta. Një mik i vjetër ju ndihmon të shihni një të vërtetë që keni shmangur. Në ëndërr mund të shihni një fytyrë nga e kaluara – ndiqni intuitën që vjen pas saj. Në mbrëmje, do ndjeni ngushëllim në gjërat e vogla: dritë, aromë, fjalë e mirë.

Akrepi
Energjia është e fortë dhe emocionale sot. Jeni në qendër të vëmendjes për shkak të mënyrës si ndjeni dhe shprehni. Në dashuri, tregoni më shumë ndjenjat – mos i mbani për vete. Hapja ju bën më të fortë, jo më të dobët. Në punë, ndodhin gjëra që nuk i shihni ende – por priten zhvillime. Jeni në proces ndryshimi të thellë, ku nuk shihen rezultatet menjëherë. Vendimet e mëdha duhen marrë me zemër, jo vetëm me logjikë. Në ëndrrat e natës mund të shihni simbole si një çelës, një portë apo një labirint – tregues se po kërkoni një rrugë të re në shpirt. Në mbrëmje, qëndroni vetëm pak – për të dëgjuar veten në heshtje.

Shigjetari
Jeni gati për eksplorim, por këtë herë jo jashtë – brenda vetes. Në dashuri, doni hapësirë, por një pjesë e juaja kërkon përkushtim. Duhet të gjeni balancën. Në punë, vjen një propozim i cili kërkon guxim – nëse nuk ju frikëson, nuk ia vlen. Sot mund të dëgjoni një të vërtetë që nuk ju pëlqen – por ishte e nevojshme. Një ëndërr ju jep një drejtim të ri. Në mbrëmje, shikoni yjet ose dilni pak jashtë – qetësia e natës ju flet.

Bricjapi
Dita kërkon durim dhe vëzhgim. Jo çdo gjë ka nevojë të zgjidhet tani – disa gjëra rriten në heshtje. Në dashuri, heshtja është më domethënëse se bisedat.
Në punë, mos u dorëzoni nëse nuk shihni rezultat të menjëhershëm – po ndërtoni diçka të madhe, dhe kjo kërkon kohë. Në ëndërr mund të shfaqen male apo shkëmbinj – simbole të qëndrueshmërisë dhe forcës tuaj. Në mbrëmje, rrethojeni veten me pak njerëz, ose qëndroni vetëm – për të pastruar mendimet.

Ujori
Sot është ditë për ndryshime të vogla por të rëndësishme. Në dashuri, befasoni me ndonjë veprim të papritur. Në punë, mund t’ju vijë një ide që në pamje të parë duket e çuditshme – por është ajo që ju nevojitet.
Do ndjeni një lidhje me dikë, edhe pa shumë fjalë – është çështje frekuence. Në ëndërr, mund të shihni të ardhmen – simbolikisht ose realisht. Në mbrëmje, një fjali, këngë apo libër mund t’ju japë një ide që ju ndryshon ditën.

Peshqit
Dita është e butë, por shumë ndjesore. Në dashuri, ndjenjat janë të forta – mos i kontrolloni, por as mos i lejoni të ju marrin me vete. Në punë, mos e analizoni çdo gjë – dëgjoni zërin e brendshëm.
Gjatë ditës mund të ndjeni një nuhatje të çuditshme, një përsëritje, ose një shenjë – është për ju. Në ëndërr, mund të shfaqet një kafshë që ka një mesazh – mos e injoroni. Në mbrëmje, do ndjeni se jeni më pranë përgjigjeve që kërkoni.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]