fbpx

“Hotel Arda” dhe “Hotel Qetësia – Te Indriti” në Velipojë zgjedhja e parë për pushime te paharruara këtë verë

nga Revista Kosovarja

Velipoja është një qendër turistike mjaft e këndshme, me peizazh të larmishëm, ku ndërthuren hijshëm deti, ranishtja, lumi, delta me ishuj, kodra, pylli, laguna, fusha, etj.

Është një trevë me popullim të hershëm, tradita të pasura etno-folklorike, me fermerë dhe peshkatarë të zotë, mikpritës të njohur.

E në Velipojë gurët e traditës së hotelerisë së mirëfillte janë vënë nga “Dani Group Hotels Velipojë”.

Më një eksperiencë 25 vjeçare në fushën e hotelerisë, ky rrjet hotelesh ofron mundësi akomodimi për të gjitha llojet e kërkesave që pushuesit mund ti kenë.

Ju njohim me dy prej hoteleve kryesore të këtij rrjeti, me “Hotel Arda” dhe “Hotel Qetësia – Të Indriti”, edhe ashtu të afirmuar për atë çfarë ofrojnë prej kohësh.

Këto dy hotele janë një përfaqësim dinjitoz i “Dani Group Hotels Velipojë”.

ARDA”, e gjendur në rrugën numër 10 dhe krejt afër detit, ka një kapacitet prej 40 dhomash moderne të tipeve të ndryshme.

Ky është një hotel i admirueshëm, i ndodhur në zonën më elitare të Velipojës, afër qendrës ku mund të gjeni Të gjitha llojet e shërbimeve. “Hotel Arda” është i vendosur afër plazhit dhe ideal për pushime familjare, por jo vetëm.

Ata që e vizitojnë, ditët në këtë hotel i konsiderojnë si të pa harrueshme, për shkak të komoditetit të dhomave, qetësisë, korrektësisë dhe shijes së pakrahasueshme të ushqimeve.

E veçanta e të gjitha hoteleve të rrjetit është se të gjitha paketat përfshijnë edhe ushqimin, i cili servohet në ambientet e restorantit që secili hotel e ka.

Ndërkohë, “Hotel Qetësia – Të Indriti” ka një kapacitet prej 36 dhomash dhe ofron luks, rehati dhe mbi të gjitha qetësi.

Konceptuar si një resort, “Hotel Qetësia – Të Indriti” është një nga destinacionet kryesore në Velipojë. Përballë hotelit është një ambient pishine që ofron një super pamje. Kushtet shumë te mira, pritja e ngrohtë, ushqimi cilësor e bio dhe mbi të gjitha hallall e bëjnë “Qetësinë” të diferencohet e veçohet nga të gjithë të tjerët.

Hotel Arda” dhe “Hotel Qetësia – Te Indriti” në Velipojë, zgjedhja më e mirë për pushime te paharruara këtë verë dhe çdo verë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]