Nëse jeni duke kërkuar që gjatë vizitës suaj në kryeqytetin shqiptar të gjeni një vendqëndrim të sigurt, të qetë dhe të rehatshëm, me ushqimin më të mirë dhe ngjyrat më të bukura të mikpritjes, atëherë vizitoni Hotel Colosseo Tirana.
I vendosur në një pikë të mrekullueshme strategjike, mu në zemër të Tiranës, me staf profesional, shërbim korrekt dhe tepër cilësor, dhe më një traditë më shumë se 17 vjeçare në fushën e hotelerisë, Hotel Colosseo Tirana, është ndër hotelet më të bukura që ka Shqipëria i cili plotëson nevojat e secilit pushues apo mysafir biznesi, duke ofruar komoditet në ambientet dhe suitën e tij luksoze me 4 Yje.
Karakteristika joshëse e mirëpritjes së këtij hoteli, do iu magjeps që nga parkingu i sigurt për automjetin tuaj, për të vijuar më tej me një atmosferë të ngrohtë relaksi e rehatie gjatë akomodimit tuaj në njërën prej 43 dhomave të stilizuara e dizajnuara me një finesë të hollë moderniste, ku njëherësh do të keni mundësinë të shfrytëzoni edhe Qendrën Wellness, Barin me pije freskuese dhe ujin e pastër të Pishinës së bukur.
Provojeni shijen e mahnitshme të ushqimit në Restorantin e Hotel Colosseso Tirana, e sjellë nga tradita e gatimit shkodran në përgatitjen e recetave të shijshme të Peshkut dhe ushqimit të freskët të detit, si dhe asortimentin e gjerë të menysë së pasur ditore, duke i dhuruar vetes një drekë apo darkë romantike përmes shërbimit cilësor e të mirëfilltë nga stafi i hotelit, i cili do iu shërbejë me shumë profesionalizëm.
Po ashtu, Hotel Colosseo Tirana, ka në dispozicion për ju dhe sallën e veçantë të organizmit të seminareve, konferencave dhe takimeve të ndryshme biznesore, ku mund të punoni të qetë dhe larg shqetësimeve të përditshme të punës.
View this post on Instagram
View this post on Instagram