fbpx

Hoteli special ku do festojnë sonte finalistët e BB VIP Albania

nga Revista Kosovarja

‘Hotel Arka’ do mirëpresë sot me një festë madhështore stafin e Big Brother VIP të transmetuar në Top Channel.

Big Brother VIP u finalizua mbrëmjen e djeshme pas plot 136 ditësh me fitoren e këngëtarit Luiz Ejlli.

Një natë spektakli me plot emocione, që kulmoi me një martesë zyrtare mes triumfuesit dhe moderatores Kiara Tito në ambientet e Bashkisë Tiranë.

Kështu protagonistët që bënë të mundur realizimin e këtij programi si dhe banorët që mbajtën të mbërthyer para ekranit shqiptarët në këto 4 muaj, do të festojnë sot në restorantin Arka Rooftop tek Kodra e Diellit 2 në Tiranë.

Mësohet se mes qindra ofertave që ka pasur nga restorante të ndryshme në kryeqytet, stafi i Top Channel zgjodhi Arka Rooftop me pamje të mrekullueshme të kryeqytetit dhe kodrave të liqenit.

Kompania ka prenotuar nga ora 18:00 e pasdites deri në orët e para të mëngjesit në Hotel Arka, që njihet sot si një nga strukturat hoteliere më moderne e luksoze në Shqipëri.

Ndërsa, i ftuar special i kësaj nate është reperi i mirënjohur, Rigels Rajku – Noizy.

Pas festës që do zgjasë për orë të tëra, bëhet e ditur se disa nga protagonistët kanë prenotuar edhe disa nga dhomat luksoze që ofron Hotel Arka duke shijuar kështu edhe mëngjesin e shijshëm aty.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]