Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Hoti: Me votimin e Qeverisë së re merr fund qeverisja arbitrare

nga Revista Kosovarja

I mandatuari i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se me votimin e Qeverisë së re në vend “do të marrë fund qeverisja arbitrare”.

Mbi artikull

Në 100-ditëshin e Qeverisë Kurti, ku Hoti ishte zëvendëskryeministër, i mandatuari i LDK-së për kryeministër ka thënë se sot ministrat që vinin nga LDK-ja nuk lejuan “cenim të integritetit personal dhe institucional”.

Postimi i plotë:

Ministrat nga LDK-ja, gjatë kësaj periudhe të qeverisë në detyrë, e kanë bërë punën në resorët e tyre në përputhje me obligimet ligjore që kanë pasur.

Moneytizer Paragrafi 4

Sot, në Mbledhje të Qeverise në detyrë, ata treguan se LDK-ja ka tjetër kulturë të qeverisjes – që është respektimi i institucionit dhe i shtetit të Kosovës, por edhe moslejimi i cenimit të integritetit personal dhe institucional.

Në Qeverinë e re do të promovojmë kulturë institucionale sipas standardeve evropiane.
Me votimin e Qeverisë së re, do të marrë fund qeverisja arbitrare, e mbështetur nga struktura jashtë politike e militante, që ka vënë institucionet e shtetit në funksion të partisë, që e ka polarizuar shoqërinë dhe ka dëmtuar partneritetet ndërkombëtare. /Lajmi/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]