Ajo është sot një ndër femrat më të komentuara të showbizzit pikërisht për trupin e saj super seksi.
Të voglat që i shihni në fotografi janë Zaimina Vasjari dhe motra e saj, ku këngëtarja ka shfrytëzuar rastin e ditëlindjes së motrës së saj për të treguar se si dukeshin ato të vogla.
Ajo ka uruar motrën me një pozë të vjetër të tyren, të shkrepur shumë vite më parë. Dy motrat shfaqen në moshë të vogël, teksa kanë pozuar krah njëra-tjetrës të veshura me fustane.
Megjithëse Zaimina nuk ka vendosur emra në foto, mund të dallohet qartë se cila është këngëtarja për shkak të tipareve që i ruan edhe sot.
“Pranë njëra-tjetrës ose milje larg, motrat do të jenë gjithmonë të lidhura nëpërmjet zemrës. Gëzuar ditëlindjen!”, ka shkruar ajo.
Ndryshe Zaimin sot është e martuar dhe është nënë e një vajze.