Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Hoti: Vjosa Osmani s’ka përvojë me udhëheqjen e Kuvendit, është detyra e saj e parë

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i është përgjigjur kritikave të kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani, se ai nuk ka eksperiencë në drejtimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Mbi artikull

Sipas tij, Osmani nuk ka përvojë ta udhëheq Kuvendin, raporton Ekonomia Online.

“Kryetarja e Kuvendit nuk ka përvojë me udhëheqjen e Kuvendit, dhe është detyra e saj e parë”.

“Dhe detyra ime është vetëm në mandatin e parë po ashtu”.

Moneytizer Paragrafi 4

Hoti për procesin e dialogut me Serbinë ka thënë se kanë hyrë për marrëveshje finale e për njohje reciproke.

“Lidhur me procesin e dialogut të premten do ta informojë Kuvendi e Kosovës dhe ne kemi hyrë në dialog për të përmbyllur marrëveshjen për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve dhe ai është për të përmbyllur marrëveshjen me Serbinë”.

“Skënder Hysnei flet në emër timin si kryeministër dhe nesër ai është në Bruksel për të draftuar marrëveshjen finale për çështje e të pagjeturve”, ka thënë Hoti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]