fbpx

Hovenier kërkon përgjegjësinë e plotë për autorët e sulmit në Banjskë

nga Revista Kosovarja

Hovenier: Autorët dhe të gjithë ata që u përfshinë në krimin e tmerrshëm të Banjskës të mbahen plotësisht përgjegjës.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë thirrje që autorët që kanë kryer sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, një vit më parë, të mbahen plotësisht përgjegjës.

Hovenier përmes një shkrimi në rrjetin social ‘X’, ka thënë se gjatë së martës ka bërë homazhe tek varri i policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, së bashku me krerët e shtetit.

“Sot u bashkova me Qeverinë e Kosovës dhe kolegët diplomatikë për të nderuar kujtimin e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë, sot një vit më parë”.

“Shtetet e Bashkuara përsërisin thirrjen e tyre, dhe është pritshmëria jonë, që autorët dhe të gjithë ata që u përfshinë në atë krim të tmerrshëm të mbahen plotësisht përgjegjës”, ka shkruar Hovenier në platformën “X”.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]