fbpx

Hovenier: Të fillojnë urgjentisht negociatat për Asociacionin

nga Revista Kosovarja

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të fillojë urgjentisht negociatat për Asociacionin.

“I kërkojmë Qeverisë së Kosovës që të mos vazhdojë me gjobat [për qytetarët serbë në veri], që të zgjasë për dhjetë muaj afatin riregjistrimin e makinave dhe që të fillojë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit”, tha ai sot në një takim me gazetarë.

Deklarata e ambasadorit amerikan vjen disa ditë pasi zyrtarët e Listës Serbe njoftuan se serbët e veriut do të largohen nga institucionet e Kosovës.

Vendimi i serbëve erdhi pasi Qeveria e Kosovës nisi më 1 nëntor zbatimin e një plani për riregjistrimin e veturave me targa ilegale serbe.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që ky plan të shtyhet për dhjetë muaj, mirëpo kjo kërkesë u refuzua.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: info@kosovarja-ks.com