fbpx

Hovenier uron kadetët e rinj, i kënaqur që ka përfaqësues nga e gjithë Kosova

nga Revista Kosovarja

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka uruar kadetët e rinj të policisë që diplomuan sot.

Ai tha se është i kënaqur që kjo klasë përbëhet nga përfaqësues të ndryshëm nga e gjithë Kosova dhe tha se policia është për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve.

“Urimet e mia të përzemërta për kadetët e rinj të Policisë së Kosovës për ditën e diplomimit! Veçanërisht jam i kënaqur kur di që kjo klasë përbëhet nga përfaqësues të ndryshëm nga mbarë Kosova. Policia e Kosovës ekziston për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe ky është një hap tjetër drejt sigurimit të përbërjes së tyre që pasqyron Kosovën në të gjithë diversitetin e saj”, ka shkruar ambasadori në Twitter.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]