Ambasadori i SHBA-së në Kosovës, Jeff Hovenier, ka folur për takimin mes sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, me delegacionin e Kosovës në Washington.
Përmes një shkrimi në Twitter, Hovenier tha se ky takim është një tjetër reflektim i partneritetit të qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.
“Dje, sekretari Blinken u takua me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeminsitrin Albin Kurti, për të diskutuar fushat kryesore të bashkëpunimit tonë të ngushtë”.“Vizita është një tjetër reflektim i partneritetit të qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, tha Hovenier.