fbpx

Hoxha Bajrami: Pushimet në deti, turp madh

nga Revista Kosovarja

Në sezonën e pushimeve verore, Hoxha shqiptar nga Shkupi, Omer Bajrami i ka quajtur pushimet në det si një turp i madh.

Ai thotë se aty burra e gra do të zhvishen, sipas tij pa asnjë fije turpi.

Në videon e publikuar në Facebook, ky hoxhë ka thënë se disa myslimanë praktikojnë një formë të tillë të islamit, ku babai bashkë me fëmijët hyjnë dhe freskohen në det, ndërsa nëna me mbulesë qëndron në temperatura të larta nën një çadër.

“Çfarë pushimi e çfarë, islami është ky, kur gruaja me mantil qëndron në një çadër ku burra e gra janë të zhveshur. Ky është një lloj pushimi për të cilin Allahu është i zemëruar sepse të mirat që na jep ai i çojmë në haram”, është shprehur ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]