fbpx

Hoxha – Gërvallës: Lej llafet, vendose flamurin e Kosovës

nga Revista Kosovarja

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha i ka reaguar ashpër ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallës, pas një postimi të kësaj të fundit në Facebook.

Ajo i ka thënë Gërvallë se “nuk mundesh çështjet e aktivitetet e shtetit t’i ilustrosh me flamurin kombëtar i cili është shënjues i Republikës së Shqipërisë.”

“Zonja kryediplomate a e ka shfletu ligjin për përdorimin e simboleve shtetërore të Kosovës. Si përfaqësuese e shtetit nuk mundesh çështjet e aktivitetet e shtetit t’i ilustrosh me flamurin kombëtar i cili është shënjues i Republikës së Shqipërisë. Merr guxim ministre – vendose flamurin e Kosovës. Shumë punë ju pret duke nisë nga respektimi i simboleve të shtetit e tutje. Leni llafet…”, ka shkruar ajo.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=4093789473976253&id=159214480767125

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]