fbpx

Hoxha: I jashtligjshëm bisedimi me Radoiçiqin në telefon

nga Revista Kosovarja

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë se është zhvillim i jashtëzakonshëm e jashtëligjshëm bisedimi me Milan Radoiçiqin, si i kërkuar nga Kosova për agresionin e shkaktuar në Banjskë në vitin 2023.

Në një seancë të jashtëzakonshme, ajo ka qenë goxha kritike ndaj shefes së Grupit Parlamentar të PDK-së, Mimoza Kusari-Lila, që ka biseduar me Radoiçiq në qershor të vitit 2022.

“Po e nisë këtë fjalë me një pyetje se çfarë ka të jashtëzakonshme edhe a duhesh të flasësh me një serb, a duhet të jetë dhe pse duhet të jetë kjo çështje e jashtëzakonshme kur e dimë se janë kategori kushtetuese në Kosovë”.

“Por të flasësh me një serb të cilin Kosova e përndjekë nga viti 2018, Amerika e ka futur në listën e zezë nga viti 2021, të koordinohesh me të për vendimet e Kuvendin e Kosovës, të përgojosh aktorë të partive politike me ta të cenosh të drejtën e veteranëve të luftës për mirëqenie me të është tepër e tepër e jashtëzakonshme”, ka thënë Hoxha.

“Jo vetëm e jashtëzakonshme e jashtë ligjshme dhe kundër kushtetuese dhe ja ku jemi sot në një seancë të jashtëzakonshme sepse llogaridhënia e kësaj mazhorancë dhe qeverie është bërë e pamundur në kushte të zakonshme të punës së Kuvendit të Kosovës, nuk janë këtu nuk duan të japin llogari për asnjë veprim që e bëjnë”, ka thënë Hoxha.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]