fbpx

Hoxhaj: Jam i bindur se Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi do të kthehen faqebardhë

nga Revista Kosovarja

Ish-ushtruesi i detyrës së Kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka folur në Konventën e PDK-së, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i kësaj partie.

Në fjalimin e tij, Hoxhaj ka përmendur edhe dy ish-kryetarët e kësaj partie, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

“Jam i bindur se Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi do të kthehen faqebardhë pasi qëlufta jonë ka qenë e drejtë. Ata do t’i kthehen familjeve të tyre dhe PDK’së. Ne bashkëpuntorët e tyre jemi shumë krenarë me ta. Ata kurrë nuk e vendosën interesin personal mbi interesat e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]