fbpx

Hoxhaj për masakrën e familjes Berisha: Përherë do të kërkojmë drejtësi për viktimat e agresionit serb

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka përkujtuar familjen Berisha nga Suhareka, e cila u masakrua 22 vite më parë nga forcat paramilitare serbe.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj shkruan se marsi është muaji i vuajtjeve dhe dhimbjeve të mëdha të popullit tonë, është historia që nuk duhet ta harrojmë asnjëherë.

“Kosova nuk do të rresht asnjëherë për të kërkuar drejtësi për viktimat e saj – derisa përgjegjësit të marrin dënimin e merituar. Lavdi të përjetshme martirëve të kombit tonë.”, shkruan ai.

https://www.facebook.com/dr.enverhoxhaj/posts/3349474955154233

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]