fbpx

Humb betejën me sëmundjen e rëndë, ndërron jetë kantautori i njohur

nga Revista Kosovarja

Është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare kantautori irlandez dhe këngëtari i grupit “The Pogues”, Shane MacGowan. Mediat e huaja shkruajnë se ai ndërroi jetë pas shtrimit në spital pasi u diagnostikua me encefalit.

Muzikanti, hitet e të cilit përfshijnë “Fairytale of New York” të vitit 1988 dhe “A Pair of Brown Eyes”, nuk ishte mirë prej disa kohësh. Por jo vetëm kaq, pasi MacGowan gjithashtu kishte probleme me drogën dhe alkoolin.

Gruaja e tij Victoria Mary Clarke ka dhënë lajmin duke shkruar në “Instagram”:

“Nuk di si ta them këtë, kështu që thjesht do ta them. Shane ka shkuar të jetë me Jezusin, Marinë dhe nënën e tij të bukur Therese.”

Më 22 nëntor, Clarke tha se ai ishte kishte dalë nga spitali dhe vetëm disa ditë më vonë ajo tha se ata festuan përvjetorin e martesës dhe ishin mirënjohës që ishin “ende gjallë”.

MacGowan kryesoi “The Pogues” nga viti 1982 deri në ndarjen e tyre në 2014.

Ai formoi grupin irlandez “Pogue Mahone”, më vonë i shkurtuar në “The Pogues”, në 1982 dhe lançoi shtatë albume në studio.

Në vitin 1988 Kirsty MacColl bashkëpunoi me The Pogues për këngën e Krishtlindjeve Fairytale of New York, shkruar nga MacGowan, e cila u rendit në numrin dy në tabelën e Mbretërisë së Bashkuar.

Në vitin 2018 ai u nderua me një çmim për arritje të jetës në një festë të ditëlindjes së 60-të në Sallën Kombëtare të Koncerteve të Dublinit.

Një dokumentar për jetën e tij,Crock Of Gold: A Few Rounds With Shane MacGowan, u publikua në vitin 2020.

Ai ishte mik i ngushtë me këngëtaren irlandeze Sinéad O’Connor e cila vdiq në korrik.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]