fbpx

Humb jetën në Pejë ish-referenti i Gjykatës, dyshohet se u godit nga rryma elektrike

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje tragjike ka goditur sot familjen Kasapi në Pejë. Shani Kasapi, ish-referent në Gjykatën Themelore të Pejës, ka ndërruar jetë në rrethana të rënda, ku dyshohet se është goditur nga rryma elektrike, para pak kohe.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tij në Pejë, ku fillimisht është gjetur pa shenja jete, ndërsa ekipet e emergjencës kanë konfirmuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes.

Policia dhe njësitë relevante kanë dalë menjëherë për ta ekzaminuar rastin, ndërsa është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Vdekja e tij po konsiderohet aksidentale, megjithëse hetimet janë ende në zhvillim për të sqaruar plotësisht rrethanat./Sinjali

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]