fbpx

Humb jetën pas mesnate 28-vjeçari që u godit nga vetura

nga Revista Kosovarja

Nata e ndërrimit të viteve që duhej të ishte gëzim për çdo familje u shndërrua në një tragjedi për familjen Jupolli në Prishtinë. Djali i tyre 28-vjeçar, i cili u godit pasditen e djeshme nga një veturë ne rrugën “Fahri Fazliu”, në orët e para të vitit 2023 ndërroi jetë.

Ky rast i rëndë ka tronditur familjen, kur në orët e mëngjesit morën lajmin se Arbnori ka vdekur, pasi s’ka arritur t’iu mbijetojë lëndimeve të rënda që pësoi nga goditja e veturës.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit nga Emergjenca që njoftuan se i riu fillimisht ishte dërguar në këtë qendër për trajtim mjekësor, por përkundër intervenimeve, 28-vjeçari vdiq.

Nga spitali e kanë njoftuar Policinë për vdekjen e këmbësorit, me ç’rast i dyshuari që shkaktoi aksidentin është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit, teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]