fbpx

Humbi jetën një ditë më parë në bregdetin e Durrësit, identifikohet viktima

nga Revista Kosovarja

Është identifikuar viktima që humbi jetën një ditë më parë në plazhin e Sektorit Rinia në Durrës. Bëhet fjalë për Shpëtim Allën, 41 vjeç, banues në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, kur trupit të pajetë iu gjet pranë bregut, duke alarmuar pushuesit dhe autoritetet. Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse vdekja ka ndodhur për shkak të mbytjes në det apo si pasojë e një ataku kardiak, raporton A2CNN.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]