fbpx

Humbi nënën muaj më parë, fjalët prekëse të Anettës që të gjithë duhet t’i dëgjojnë

nga Revista Kosovarja

Influencerja dhe modelja e njohur shqiptare, Anetta Beri, ka ndarë një dedikim prekës për nënën e saj – muaj pasi ajo u nda nga jeta për shkak të një sëmundjeje të rëndë pas 10 vitesh betejë.

Në një postim të bërë në Instagram, Anetta ka publikuar një foto krah nënës së saj, e shoqëruar me një mesazh emocional që tregon dhimbjen dhe mungesën që ndjen çdo ditë.

“Çdo ditë e ma shumë po më mungon mami. Më mungon dashnia jote, përqafimi yt, fjalët e tua… çdo sen e jotja më mungon. E pres momentin që të takohemi prapë,” ka shkruar ajo.

Në vijim, ajo jep edhe një këshillë me vlerë për ndjekësit e saj:

“Nëse një sen merrni mësim prej meje, mos e ndjekni paranë as senet momentale – rrini sa ma shumë me njerëzit që ju i doni, se vjen momenti që keni me i lyp e s’un i gjeni.”

Një mesazh që e tejkalon rrjetet sociale dhe flet drejtpërdrejt në zemër: për dashurinë e pakushtëzuar ndaj familjes, për dhimbjen që lë mungesa dhe për rëndësinë e kujtimeve që nuk zëvendësohen me asgjë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]