fbpx

Humbi rreth 180 mijë ndjekës në Instagram, Doja Cat: Kjo më bën të lidhem më shumë me njerëzit që më duan për atë që jam

nga Revista Kosovarja

Doja Cat, emri i vërtetë i të cilës është Amala Dlamini, është përballur me reagime të shumta së fundmi në rrjete sociale.

Shkak i rënjes masive të ndjekësve ishin fjalët negative për fansat e saj, pasi refuzoi të thoshte se i do ata.

Pak pasi mbylli llogarinë zyrtare në Instagram, ajo është rikthyer me një postim në InstaStory, drejtuar fansave: “Duke parë të gjithë këta njerëz që nuk më ndjekin më, më bën të ndihem sikur kam mundur një ‘bishë’ të madhe që më ka mbajtur për kaq shumë kohë dhe më duket sikur mund të rilidhem me njerëzit që kanë vërtet rëndësi dhe më duan për atë që jam dhe jo për atë që kam qenë”.

“Ndihem e lirë”, shtoi ajo në vazhdim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]