fbpx

Humbi të fejuarën ditën e dasmës, këngëtari ndan videon prekëse: Nëse do ta dija se do të ishte kërcimi i fundit, s’do ta lëshoja dorën

nga Revista Kosovarja

Ylli i X Factor, Tom Mann ka publikuar një video me të fejuarën e tij, Danielle Hampson, e cila ndërroi jetë muaj më parë në ditën e tyre të dasmës. 

Videoja tregon momentin teksa ata qeshin dhe kërcejnë në dhomën e tyre të ndenjes. Krahas videos, këngëtari i njohur ka shkruar dhe disa fjalë prekëse.

Ai shprehet se nëse do ta dinte që do të ishte kërcimi i fundit, nuk do t’ja lëshonte kurrë dorën.

“Ti ishte gjëja më e bukur në këtë botë. Tre muaj pa mundur të të mbaj për dore dhe të ndjek drejtimin tënd. Unë jam shumë i humbur pa ty.”, ka shkruar këngëtari i X Factor krahas videos.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]