fbpx

Humolli : Nuk është dashur hiç kryeministri Kurti me bisedu me Serbinë

nga Revista Kosovarja

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli vlerëson se Kosova nuk ka pse të diskutojë me Serbinë.

Ai tha se “nuk është dashur hiç kryeministri Kurti me bisedu me Serbinë”, tha ai, transmeton Paparaci.

“Pse njeri duhet me diksutu me Serbinë?”, pyeti ligjvënësi i pushtetit, i ftuar në një intervistë për T7.

Ndër të tjera, ai tha se nuk i beson emisarit të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Unë nuk mund t’i besoj (Gabriel) Escobarit kur shkon në kishë në Deçan, e prej kishës në Deçan vjen e takon presidenten, kryeministrin”, u shpreh ai.

Humolli shtoi se po të ishte si presidentja Vjosa Osmani apo kryeministri Albin Kurti nuk do ta pranonte atë takim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]