Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Hunda e thatë mund të jetë simptomë e hershme e koronavirusit

nga Revista Kosovarja

Hunda e thatë dhe me kore mund të jetë një nga simptomat më të hershme të koronavirusit.

Kërkuesit spanjollë kanë zbuluar se 70% e pacientëve me koronavirus kanë përjetuar tharje të hundës, shkruan “TheSun”.

Disa kanë raportuar të kenë pasur ndjenjën sikur diçka kishte bllokuar vrimat e hundës dhe se mukoza e hundëve ishe e tharë, transmeton lajmi.net.

Ekspertët e Universitetit të Barcelonës thanë se mund të jetë shenjë që vjen para humbjes së shijes dhe nuhatjes.

Moneytizer Paragrafi 4

Deri më tani kjo shenjë është injoruar, por sigurisht do të duhet ehde pak kohë për të vërtetuar teorinë e tyre.

Simptomat më të rënda, i kanë lënë disa simptoma më të lehta si kjo në hije.

Shenjat e hershme do të thonë diagnostikim të hershëm prandaj duhet të merren parasysh të gjithë shenjat.

Sigurisht, disa nga shenjat e Covid mund të jenë të ngjashme me simptomat e viruseve sezonale, por kjo nuk do të thotë se ne duhet t’i injorojmë.

Disa nga pacientët janë shprehur se kanë pasur një ndjenjë të çuditshme në hundën e tyre edhe nëse nuk ishte thatësi.

Simptomat që shfaqen përmes hundës, qoftë zënie e hundëve, humbja e aromës, tharja e hundës etj, zgjasin mesatarisht 12 ditë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]