Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdes shkrimtari Hasan Hasani

nga Revista Kosovarja

Shkrimtari dhe kryeredaktori e revistës “Pionieri”, Hasan Hasani, ka ndërruar jetë të martën.

Për vdekjen e tij, ka ngushëlluar ministrja e Kulturës Vlora Dumoshi, që vlerësoi lart kontributin e Hasanit në letërsi dhe gazetari.

“Me pikëllim mora lajmin për ikjen nga jeta të familjarit tuaj, shkrimtarit dhe kryeredaktorit të shquar të Revistës “Pionieri”, Hasan Hasani”.

“Hasan Hasani ka lënë prapa një krijimtari të bujshme letrare për fëmijë e të rritur si dhe ka kontribuar në përgatitjen e shumë teksteve dhe veprave letrare. Vlen të spikatet kontributi i tij i çmuar në revistën “Jeta e Re”, “Fjala”, “Shkëndija” dhe në Revistën “Pionieri” ku shërbeu si kryeredaktor”.

Moneytizer Paragrafi 4

Me mbi 60 vepra letrare, Hasan Hasani do të mbahet mend si shkrimtar i talentuar e produktiv si në poezi ashtu edhe në prozë. I laureuar me shumë çmime në Kosovë e në Shqipëri, me veprën e tij do të njihet si përfaqësues i denjë i kulturës dhe artit në përgjithësi.

“Ngushëlloj sinqerisht familjen, Karvanin e Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva” ku ishte anëtar si dhe të gjithë dashamirët dhe bashkëpunëtorët e tij”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]