fbpx

Hyrja e ish-burrit të Drenusha Xharrës në Big – Organizata për Mbrojtjen e grave proteston me grafite në objektin e televizionit Klan Kosova

nga Revista Kosovarja

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist pak pas mesnatës ka zhvilluar një aksion me grafite në muret e ambienteve të televizionit Klan Kosova.

“Klani dhunon gratë”, “Bojkoto Klanin”, janë disa nga mbishkrimet.

Ky aksion i organizatës erdhi pasi produksioni i “Big Brother Vip Kosova 3”, ka vendosur ta fus si banor ish-bashkëshortin e Drenusha Latifit, të cilin kjo e fundit muaji më parë e akuzoi për dhunë fizike e psikike, duke publikuar pamje tronditëse.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]