fbpx

Hysni Gucati vjen në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka arritur sot në Kosovë.

Gazeta Sinjali mëson se Specialja e ka lejuar Gucatin të vizitojë babain e tij i cili po trajtohet në Spitalin e Mitrovicës, nën masa të rrepta të sigurisë nga EULEX dhe Policia e Kosovës.

Ndryshe, Hysni Gucati u arrestua më 25 shtator 2020 në Prishtinë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]