Një 22-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, teksa tentoi të hynte në vendin tonë. Policia njofton se i riu ishte në kërkim nga autoritetet gjermane, i akuzuar për grup kriminal dhe mashtrim.
Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 22-vjeçarit.
Njoftimi i Policisë Morinë, Kukës
Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet Gjermane, arrestohet me qëllim ekstradimi 22- vjeçari.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve të bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, për parandalimin e lëvizjes së shtetasve që janë në kërkim, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, shtetasi D. P., 22 vjeç, banues në Gjermani.