fbpx

I dashuri i Beniadës qenka baba i dy fëmijëve!

nga Revista Kosovarja

Modelja e njohur Beniada Nishani disa javë më parë pranoi se është duke shijuar një romancë dashurie.

Së fundmi duket se është zbuluar identiteti i partnerit të saj dhe bëhet fjalë për vëllain e Arbër Hajdarit, Blerti Hajdari.

Ata janë parë së bashku në premierën e filmit të Eduart Grishajt, duke bërë në këtë mënyrë daljen e parë publike.

Mësohet se dy të rinjtë janë njohur gjatë “Procesi Sportiv”, ku Blerti ka shkuar si i ftuar si një ish-futbollist i mirënjohur.

32-vjeçari është rikthyer para pak kohe përfundimisht nga SHBA, ku dhe ishte larguar vite më parë. Ai është baba i dy fëmijëve të vegjël nga një histori dashurie që ka patur në New York, të cilës i ka dhënë fund.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]