fbpx

I dehur ia vuri flakën shtëpisë së tij, arrestohet pejani

nga Revista Kosovarja

Një person është arrestuar në fshatin Raushiq të Pejës, pasi dyshohet se derisa ka qenë nën ndikimin e alkoolit ia ka vënë flakën shtëpisë së tij.

“Raushiq, 25.03.2023, 22:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ia ka vënë flakën shtëpisë së tij

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore si dhe zjarrfikësit. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”

*Foto ilustrim

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]