Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

I dyshuari për vrasjen në Drenas është familjar i Azem Sylës

nga Revista Kosovarja

Një person është vrarë këtë mbrëmje në fshatin Nekoc të komunës së Drenasit. Policia e cila ka dalë në vendin e ngjarjes ka konfirmuar se vrasja ndodhi pas një përleshje rreth orës 19:00 derisa tre persona po kërkohen lidhur me rastin.

Mbi artikull

Merret vesh se i dyshuari për vrasjen është një familjar i Azem Sylës, ish-komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Bazuar në të dhënat fillestare në këtë rast një person është plagosur nga arma e zjarrit ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore gjatë përleshjes fizike. Personi i plagosur nga arma e zjarrit, nuk mundur tu përballoj plagëve dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK”, tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Të lënduarit po marrin tretman mjekësor derisa policia nuk ka dhënë detaje të tjera.

Moneytizer Paragrafi 4

“Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë./express

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]