fbpx

“I ke pasur qelizat në gjumë shpresoj të zgjohesh”, Stresi si mbret e këshillon Artanin

nga Revista Kosovarja

Stresi, në rolin e mbretit, e këshilloi Artanin të japë më shumë nga vetja për banorët e shtëpisë së famshme, pasi, sipas tij, ai është shumë i mbyllur.

“Shpresoj të zgjohesh se i ke pasur qelizat në gjumë gjithë këto kohë Artan”, e këshilloi Stresi.

Derisa, si duket i ka ngelur edhe hatri nga ai për çështjen e burrërisë që u përmend shumë në Prime.

“Të këshilloj që burrërinë e mbretit të mos e vësh kurrë në dyshim, sepse mbreti është hapur shumë me ty Artan, gjatë këtyre 34 ditëve. Po ta jap një këshillë nga thellësia e shpirtit, lotët që kemi derdhur bashkë dhe gjërat që i kemi diskutuar bashkë, nuk ka qenë e nevojshme që ti të më pyesje mua në Prime të fundit: “Dua ta di si është puna e burrërisë””, u shpreh ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]