Kohët kanë ndryshuar, e bashkë me to edhe mënyra e të festuarit.
Dikur, festa e Vitit të Ri pritej me entuziazëm të madh, ndërkaq sot, pavarësisht krizës ekonomike, një pjesë e kosovarëve çuditërisht e kenë përditë festë.
Në vitet 90-të, ishin video-kasetat me programe festive ato që u jepnin ngjyrë festave. Të realizuara si pa kushte e në mënyrë amatoreske, me shumë folk dhe dekore pazari, ama kishin lezet.
Sot, gama e programeve është e larmishme, megjithatë mungon ndjenja, emocioni, pasi çdo gjë krijohet e bëhet për biznes. Grimi i rëndë, xixat e teminat bashkë me veshjet firmato të këngëtareve në programet festive, nuk kryejnë punë për ti dhënë magji festës që dikur kosovarët e përjetonin me ekzaltim të madh.
Mishin e terur, pulën e skuqur, tortën e përgatitur vetë, shpesh po i zëvendësojmë me ushqimet e detit, me “krudot”. Po, sa “krudo” festojmë realisht sot?
Ndërkohë që i kemi pasuruar tryezat, jemi varfëruar në shpirtë!
Pse nuk na bënë më përshtypje festa e Vitit të Ri?