fbpx

I kërkuan dy fjalë për ata që e përqeshën që e la muzikën, Fero: Allahu i udhëzoft

nga Revista Kosovarja

Ka pothuajse më shumë se dy muaj që Fero është larguar nga muzika për shkak të fesë islame, pasi ai po i falë pesë vaktet dhe sipas tij është haram këndimi.

Qysh nga kjo deklaratë e tij, në media e rrjete sociale komentohet e stërkomentohet, ndër të tjera edhe nga personazhe publike.

Ani pse është larguar nga muzika, ai vazhdon të merr vëmendje me postimet e tij.

Së fundmi u ka dhënë mundësi ndjekësve të pyesin më shumë përmes opsionit pyetje-përgjigje.

“Dy fjalë për ata që të kanë përqeshur përkushtimit tënd në fe edhe që e ke lënë muzikën.”, ishte njëra nga pyetjet e ndjekësve të ish reperit.

“Allahu i udhëzoftë”, ka qenë përgjigja e shkurtër dhe e prerë nga Fero.

Ndryshe, ish reperi po tenton ta rikthej edhe ish bashkëshorten e cila ani pse ende nuk janë të divorcuar ata janë të ndarë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]