fbpx

I kishte premtuar se do kalonin disa ditë së bashku, Fifi tregon se ku e kaloi natën dje Monika

nga Revista Kosovarja

Gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP”, Fifi ka patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëra-tjetrën. Ato kanë shpenzuar shumë kohë bashkë, kanë ndarë rrëfime e lojëra duke krijuar një lidhje shumë të ngushtë.

Kështu, pak javë më parë Fifi është rikthyer në shtëpinë e “Big Brother VIP” për të surprizuar Monikën. Mes lotësh, të dyja shkëmbyen përqafime dhe fjalë të ëmbla. Madje, Fifi i premtoi se kur të dilte do kalonin disa ditë bashkë dhe do flinin te shtëpia e njëra-tjetrës.

Mbrëmjen e djeshme kur Monika doli nga “Big Brother VIP” të gjithë po prisnin çfarë do ndodhte me Fifin. Madje pati nga ata që thanë se artistja nuk e mbajti premtimin. Por jo. Fifi ka qenë pranë Monikës dhe ka postuar në Instagram një foto me të dhe të bijën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)

Ndërkohë Olti Curri ka publikuar një bisedë me Fifin ku e pyet ku ka fjetur Monika dhe Fifi i thotë te shtëpia e saj sepse nuk e ka lënë Tea.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]