Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj, ka vizituar familjen e të lënduar nga eksplodimi në Ferizaj.
Fidan Gashi gjatë ditë së sotme është kthyer i shëruar nga Austria, ka shkruar në një postim Zemaj, transmeton Indeksonline.
Zemaj, ka thënë se trajtimi i këtij lëndimi është bërë në klinikën e specializuar kundër djegieve në Spitalin e Gracit të Austrisë dhe tashmë, Enveri është i shëruar dhe i është kthyer familjes. Shërimin e morën përsipër institucionet e Austrisë, ku ishte vënë në dijeni edhe Kancelari, z. Kurz dhe diplomacia e dy shteteve tona.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Sapo e përcjellem në familjen e tij tashmë i kthyer dhe i shëruar nga Austria, z.Fidan Gashin, i lënduar nga eksplodimi në Ferizaj, muajin e shkuar.Trajtimi i këtij lëndimi është bërë në klinikën e specializuar kundër djegieve në Spitalin e Gracit të Austrisë dhe tashmë, Fidani është i shëruar dhe i është kthyer familjes. Shërimin e morën përsipër institucionet e Austrisë, ku ishte vënë në dijeni edhe Kancelari, z. Kurz dhe diplomacia e dy shteteve tona.Po ashtu jemi në kontakte të vazhdueshme edhe me Shtetin e Turqisë ku po trajtohen edhe katër pacientët tjerë. Shpreh falënderim të thellë e të sinqertë për të gjithë ata që kontribuan për marrjen përsipër të trajtimin dhe kujdesin për të lënduarit tanë, krerët e shtetit të Austrisë dhe Turqisë, Ambasadorët tonë në shtetet përkatëse, z. Pllana dhe z. Dugolli për ndihmën e pakursyer. Të gjithë të lënduarve ju dëshiroj shërim të shpejtë ndësra i falënderoj të gjitha familjet për mirëkuptim dhe bashkëpunim. Përkushtimi ynë për çdo pacientë do të vazhdojë!”.
https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/275264227288777